faqja kryesore | Emra musliman tė gjinis mashkullore | Emra musliman tė gjinis femrore | foto | 99 emrat e Allahut | islami dhe terorizmi | sure | Islami dhe shkenca

Islami

islami kundėr terorizmit

Islami dėnon terorizmin

islami dhe terorizmi


                              Islami dėnon terorizmin

HYRJE


"Zoti urdhėron tė mbani drejtėsi, tė jeni bamirės e bujarė ndaj tė afėrmve dhe ndalon paturpėsinė, keqbėrjen e tiraninė." (Kurani 16:90)

Si muslimanė, ne dėnojmė fuqishėm sulmet nė tė dy qytetet kryesore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės mė 11 shtator 2001, tė cilat shkaktuan vdekjen e mijėra njerėzve tė pafajshėm. Kėto sulme nxitėn vėnien e ēėshtjes sė rėndėsishme tė burimit tė vėrtetė tė terrorizmit nė qendėr tė diskutimeve dhe vėmendjes sė botės.

Shumė udhėheqės tė botės, organizata tė mėdha tė mjeteve tė informimit publik e stacione radio-televizive thanė se Islami e ndalon dhunėn dhe nxit paqen mes njerėzve e kombeve. Qarqet perėndimore qė kishin arritur ta kuptonin mirė Fenė Islame dhe qė ishin tė mirėinformuar pėr Islamin burimor u shprehėn qartė se fjalėt "Islam" dhe "terror", nuk mund tė qėndrojnė pranė njėra-tjetrės dhe se asnjė fe hyjnore nuk e lejon dhunėn.

Ky libėr pohon se burimi i terrorit tė dėnuar nga tė gjithė ne, ėshtė nė mėnyrė tė prerė jashtė ēdo feje hyjnore dhe nuk ka asnjė hapėsirė pėr terrorizėm nė Islam. Kjo ėshtė bėrė e qartė nė Kuran, i cili ėshtė burimi kryesor i Islamit, si dhe nė praktikat e tė gjithė udhėheqėsve tė vėrtetė muslimanė, ndėr tė cilėt i pari ishte Profeti Muhamed. Ky libėr, shfaq nė dritėn e vargjeve tė Kuranit, si dhe me shembuj nga historia, se Islami e ndalon terrorizmin dhe synon tė sjellė paqe dhe siguri nė botė.

Siē dihet, pėr shekuj me radhė, akte tė ndryshme terrorizmi janė kryer nė vende tė shumta tė botės nga grupe tė ndryshme pėr qėllime tė ndryshme. Disa herė organizata komuniste, disa herė grupe fashiste, e nganjėherė fraksione radikale e separatiste, mbajnė pėrgjegjėsinė pėr akte tė tilla. Ndėrsa vende si Amerika, bėhen shpesh objekt i sulmeve nga racistėt apo grupet ekstremiste edhe vendet e Evropės kanė qenė shndėrruar nė qendėr tė veprimtarisė sė dhunshme tė kryer nga grupet terroriste. "17 Nėntori" nė Greqi, RAF (Fraksioni i Ushtrisė sė Kuqe) dhe neonazistėt nė Gjermani, ETA nė Spanjė, IRA nė Irlandė, Brigadat e Kuqe nė Itali dhe shumė organizata tė tjera kėrkojnė qė tė dėgjohen zėrat e tyre pėrmes terrorit dhe dhunės, duke vrarė njerėz tė pafajshėm e tė pambrojtur. Natyra e terrorizmit ndryshon me ndryshimin e kushteve dhe e rrit ndikimin dhe forcėn e saj me mjetet e reja, tė siguruara nga teknologjia e zhvilluar. Veēanėrisht mjetet e komunikimit masiv, si interneti, e kanė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme rrezen dhe ndikimin e veprimtarive terroriste.

Pėrveē organizatave perėndimore, ekzistojnė gjithashtu edhe organizata terroriste me origjinė nė Lindjen e Mesme. Kėto organizata njihen si pėrgjegjėse pėr kryerjen e njė numri sulmesh terroriste nė tė gjitha anėt e botės. Fatkeqėsisht, fakti se autorėt e akteve tė ndryshme terroriste i pėrkasin identiteteve tė krishtera, muslimane apo ēifute bėhet shkak qė disa njerėz tė hedhin pretendime qė nuk pajtohen me fetė hyjnore. E vėrteta ėshtė se, edhe nėse terroristėt i pėrkasin identitetit musliman, terrori i ushtruar prej tyre nuk mund tė etiketohet si "terror islamik", ashtu sikurse nuk mund tė quhet "terror ēifut" nėse ushtruesit e tij janė ēifutė, apo "terror i krishterė" nėse autorėt janė tė krishterė, pėr arsye se siē do tė nxirret nė dukje nė faqet qė vijojnė, vrasja e njerėzve tė pafajshėm nė emėr tė njė feje hyjnore ėshtė e papranueshme. Nuk duhet harruar se mes viktimave qė humbėn jetėn nė Nju Jork e Uashington, kishte njerėz qė e besojnė Jezusin (tė krishterė), Moisiun (ēifutė) dhe Profetin Muhamed (muslimanė). Vrasja e njerėzve tė pafajshėm ėshtė njė mėkat i madh. Asnjė njeri qė beson dhe i trembet dėnimit tė Zotit nuk duhet ta bėjė kurrė diēka tė tillė.

Kur ushtrohet njė dhunė e tillė, mund tė dėmtohet vetė feja. Ata qė ushtrojnė njė dhunė tė tillė japin njė paraqitje negative tė fesė nė sytė e njerėzve, gjė qė mund tė shkaktojė largimin e njerėzve nga feja dhe tė nxisė urrejtjen ndaj atyre qė i janė pėrkushtuar besimit. Pėr pasojė, ēdo sulm me fasadė fetare i kryer ndaj qytetarėve amerikanė apo ndaj njerėzve tė tjerė tė pafajshėm, bėhet shkak pėr dėmtimin e fesė.

Nėse dikush kėrkon shkakun e njė akti terrorist, ai duhet ta kėrkojė burimin e tij tek ideologjitė antifetare. Feja nxit dashurinė, dhembshurinė, faljen, paqen dhe tė jetuarit sipas standardeve tė larta morale. Terrorizmi, nga ana tjetėr, ėshtė nė anėn e mizorisė, dhunės, dhembjes, gjakderdhjes dhe vrasjes.

Feja urdhėron pėr dashuri, mėshirė dhe paqe. Terrori, nga ana tjetėr, ėshtė e kundėrta e fesė; ėshtė mizor, i pamėshirshėm dhe kėrkon gjakderdhje e mjerim. Nė kėtė mėnyrė, zanafilla e njė akti terrorist nuk duhet kėrkuar te besimi, por te mosbesimi. Njerėzit me botėkuptim fashist, komunist, racist apo materialist pėr jetėn, duhet tė vihen nė dyshim e tė shihen si ushtrues potencialė tė terrorizmit. Terrori (dmth, vrasja e njerėzve tė pafajshėm) nė Islam ėshtė njė mėkat i madh dhe muslimanėt janė tė ngarkuar me pėrgjegjėsinė pėr t'i parandaluar kėto akte dhe pėr tė sjellė paqe e drejtėsi nė botė.